Çfarë ndodhi? Don Xhoni përfundon në polici

schedule16:57 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:57 - 27 Qershor, 2022

Reperi i njohur, Don Xhoni është shoqëruar në polici ditën e sotme. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për gazetën Express se atij i janë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe gjashtë fishekë. Dhe disa kohë më parë, reperi u shoqërua në polici për armëmbajtje pa leje.

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, tha ai. 22-vjeçari u shoqërua më pas në stacionin policor.

“I dyshuari Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për t’u proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, tha Borovci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!