Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se varësia nga gazi rus duhet eliminuar përgjithmonë, sipas mediave italiane.
“Është e paimagjinueshme të kemi të njëjtën varësi nga Rusia. Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë këtë varësi, duhet të shmangim gabimet e së kaluarës. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim në populizëm”, është shprehur kryeministri italian.
Për Draghin vendosja e një tavani në çmimin e lëndëve djegëse fosile të importuara nga Rusia është një qëllim gjeopolitik, si edhe një objektiv ekonomik social.
“Ne duhet të zbusim ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, të kompensojmë familjet dhe bizneset në vështirësi,” përfundoi Draghi.
/abcnews.al