Festivali i Gastronomisë në Lezhë, në shesh kuzhinierë me recetat e tyre

schedule13:41 - 7 Maj, 2019

schedule 13:41 - 7 Maj, 2019

Festivali i Gastronimisë në Lezhë ka bashkuar shumë kuzhinierë lokalë dhe recetat e tyre. Ky organizim ka për qëllim të tërheqë sa më shumë vizitorë dhe turistë në këtë zonë. 

Pasi është kthyer një destinacion, turizmi i gastronomisë në Lezhë ka edhe një festë. Ky është viti i dyte që në shesh mblidhen restorantet më të mirë dhe kuzhinierët më të njohur duke prezantuar traditën dhe krijimtarinë e tyre.

Promovimi i kuzhinës lokale përmes festës së gastronomisë synon  joshjen e vizitorëve dhe të turistëve.

Në këtë festival të gastronomisë nuk munguan edhe vizitorët përtej Lezhës. Ata vlerësuan jo vetëm aktivitetin, por gatimet në tërësi.

Kuzhinierët lezhianë janë të bindur se në këtë mënyrë bëhet një lidhje më të afërt midis restoranteve me klientët e tyre.

“Lezha gatuan këtë vit” organizuar nga Zyra e Turizmit në Bashkinë e Lezhës, pati edhe një forum diskutimesh ku morën pjesë aktorë dhe faktorë nga e gjithë Shqipëria. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!