Persona të armatosur dhe të maskuar me uniformë policie kanë terrorizuar dhe grabitur familjen e një binzesmeni në Çiflig të Korçës. Ata fillimisht kanë lidhur me litar bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila, më pas u kanë marrë atyre rreth 1. 6 milionë lekë të vjetra.
Burrë e grua Nevruz dhe Sadete Vila në Çiflig të Korçës ishin duke darkuar kur në ambjentet e shtëpisë u shfaqën tre persona të maskuar dhe të armatosur.
Ata ishin të veshur si policë. Fillimisht grabitësit e lidhën me litar çiftin. U mbyllën gojën me ngjitës. Më pas i goditën të dy me qytë të armëve.
Për 30 minuta Nevurz dhe Sadete Vila u terrorizuan nga agresorët, të cilët pasi kontrolluan shtëpinë, morën rreth 1.6 milionë lekë të vjetra, një varëse floriri që ja hoqën me force nga qafa biznesmenit.
Nevruz Vila: “Bashkëshorten e goditën dhe mua më goditën me qytë automatiku, trego kasafortën më thanë, atëherë e mora vesh që ishin grabitës, deri në atë moment mendova se ishte një kontroll i befasishëm policie. e goditën si grua emua, na ulën kokën duke ngrenë bukë që nuk e imagjinoj dot se në bukë nuk të nget as gjarpri as hasmi, na ulën kokën poshtë në pjata, çtë them një terror i tmerrshëm”.
Grabitësit, njëri prej të cilëve kishte dialekt verior, sipas dëshmisë së çiftit, kishin helmuar qenin. Kështu kanë mundur të futen lehtësisht në vilën dykatëshe ku familja Vila ishte vendosur 6 muaj më parë.
Pasi grabitësit u larguan bashkëshortja kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët njoftuan policinë, e cila zbarkoi me forca të shumta.
Nevruz Vila: “Shikojmë një polic duart lart më tha mua te shkallët këtu. Po jam në shtëpinë time i thashë ca duart lart, unë i kam duart e lidhura, ai erdhi pastaj më zgjidhi duart”.
Policia e Korçës ka krehur gjatë natës zonën në një perimetër të gjerë, por deri tani ka grumbulluar pak të dhëna që mund ta çojnë drejt identifikimit të autorëve.
/ABC News Albania 24/7

