Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas shuarjes së masës së sigurisë për Burim Durakun, i kërkuar nga drejtësia greke.
Duraku ishte arrestuar në vitin 2019 në Kukës.
Berisha shkruan se “vrasësit festojnë pasojat kriminale të pseudo-reformës në drejtësi” dhe se lihen të lirë pasi “nuk ka kush t’i hetojë”.
Postimi i plotë:
“Burim Duraku, autor vrasje dhe i disa plaçkitjeve të dhunshme lirohet nga parburgimi për tejkalim afati ligjor.
Të dashur miq, këto ditë u lirua nga burgu, Burim Duraku, i arrestuar në vitin 2019 me bujë të madhe me akuzen për vrasje me dashje të një personi dhe për disa plaçkitje me dhunë. Burimi është thjesht vrasësi i radhës që lirohet pas kalimit të afatit të paraburgimit, për tejkalim të këtij afati pa përfunduar hetimet. Ndodh kjo sepse kriminelët paguajnë që të mos “preket” dosja e tyre apo sepse prokurorët të stërngaruar, e kanë të pamundur të shqyrtojnë dosjet brenda afatit maksimal ligjor që duhet hetuar, kjo duhet hetuar. Por ky është bërë një fenoman i përsëritur.
E verteta është se me pseudo-reformën e drejtësisë dhe largimin e dhjetëra e dhjetëra prokurorve, me motive të drejta ose dhe si gjah shtrigash nga detyra, sot ngarkesa për një prokuror arrinë gjerë në 300 dosje në vit de facto, jashtë çdo mundësie reale për hetimin e tyre. Keshtu, falë pseudo-reformes Sorosiane të drejtësisë në Shqipëri, vrasësit, kriminelët, lirohen njëri pas tjetrit edhe pa shkuar në gjykatë, thjeshtë për pamundësi hetimi. sb”
/Abcnews.al/