Një prift ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas medieve greke prifti ka tmerruara gruan e tij me sjelljen e tij agresive dhe të dhunshme.
Sipas informacioneve prifti e ka kthyer shtëpinë mbrapsht, duke hedhur çdo send në tokë, e për pasojë gruaja telefonoi linjën SOS.
Mësohet se në të kaluarën gruaja ka rënë viktimë e dhunës fizike, pasi në trupin e saj janë gjetur shenja që dyshohet se janë shenja dhune.
Dioqeza e Shenjtë e Dimitriados ku prifti punonte ka mbajtur qëndrim kundër dhunës në familje , ndërsa ka këshilluar gratë që të mos tolerojnë dhunën psikologjike, verbale, fizike./abcnews.al/