Në Shqipëri i nxehtë afrikan, por Kosova “pushtohet” nga stuhitë dhe rrufetë

schedule07:46 - 25 Qershor, 2022

schedule 07:46 - 25 Qershor, 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend, raporton Express.

Sipas IHMK’së, në vikend do të ketë mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh e stuhi lokale.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Të premten mot më stabil derisa në vikend sërish mot jostabil me shi, shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Instituti ka treguar edhe për stuhinë që ka përfshirë fshatin Babush të Lipjanit, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“P.S. Sot me dt 23.06.2022 në orët e pas ditës, stuhia ka përfshirë një territor të izolua në fshatin e Babushit KK e Lipjanit me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shkollën e mesme të ulët “Ernest Koliqi” të këtij fshati. Kulmi i shkatërruar dhe shumë drunj të thyer u panë në oborrin e kësaj shkolle”, thuhet në njoftim./Express

May be an image of map

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!