S’ka më “Tayna e Dafina”! Reperja ndryshoi tekstin e këngës, këngëtarja e ironizon publikisht

schedule09:52 - 24 Qershor, 2022

schedule 09:52 - 24 Qershor, 2022

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Tayna-s dhe Dafinës, që u publikua dy vite më parë. Asokohe, kënga bëri bujë të madhe dhe numëron më shum se 72 milionë klikime në Youtube. Mirëpo, pak kohë më pas, vajzat e famshme prishën raportin që kishin krijuar me njëra-tjetrën.

Ndonëse arsyeja e prishjes së miqësisë nuk dihet, ata nuk kanë kursyer thumbat ndaj njëra-tjetrës në rrjete sociale. Së fundmi, Tayna bëri një veprim që i hodhi benzinë “zjarrit”. Teksa po këndonte këngën në një koncert, Tayna bën një modifikim në vargun: “Kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”.Lidhur me këtë, Dafina nuk e ka kursyer ironinë. Dafina ka publikuar një foto ku theksonte se Kida, me të cilën sapo ka sjellë një duet, i ka dhuruar një palë syze por më pas është penduar.

Kjo duket si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Taynës pasi krisja e miqësisë erdhi pasi sollën duetin “By Bye”.

Tayna e zhduku nga kënga e tyre, reagon Dafina - Albeu.com

/abcnews.al