Siguria ushqimore, Rama: Nuk ka më gjoba, por burg

schedule17:11 - 6 Maj, 2019

schedule 17:11 - 6 Maj, 2019

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur që problemit me sigurinë ushqimore ti shkojë deri në fund. Shefi i qeverisë vizitoi një fabrikë të përpunimit të qumështit nga ku tha se për atë që cënon sigurinë nuk do të aplikohen më gjoba, por burg.

Për të treguar se produktet vendase janë të sigurta kryeministri Edi Rama inspektoi një fabrikë të përpunimit të qumështit

“S’mund te etiketohemi të gjithë si problematik, raste ka por nuk duhet të përgjithsohet”, tha sipërmarrsja.

Ndryshimet në Kodin Penal do ti vijnë në ndihmë si biznesit dhe konsumatorit tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sipas të cilit shumë çështje janë denoncuar, por kanë mbetur në mes.

“Brenda 1 viti kemi dërguar 95 raste në prokurori dhe asnjë s’ka përfunduar, fakti se dispozitat kanë qenë shumë të përgjitshme, veprat kërkojnë detyrimisht si pasoje, vdekjen e personit”, theksoi Ministri Blendi Çuçi.

Kryeministri Rama u shpreh i vendosur për ta çuar këtë çështje deri në fund.

“Nuk ka më gjoba, duke filluar që nga prodhimi jashtë standarteve, mashtrimi me produktet, skadencat etj, do të ndëshkohen me heqje lirie. Dënimet do të jenë maksimale”, deklaroi Kryeministri.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit theksoi kryeministri do të veprojë në mënyrë të mirëmenduar e pa u bërë pengesë për bizneset që punojnë në mënyrë të ndershme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!