Paulo Dybala është ende në ajër. Argjentinasi është në bisedime me Interi, ndërkohë që së fundmi edhe Milani ka kërkuar informacion.
Sulmuesi është lojtar i lirë nga 1 korriku, pasi i përfundon kontrata me Juventusin dhe është i hapur ndaj ofertave.
Një skenar i ri ka dalë sot dhe Real Madrid mund të futet në garë për Dybala, nëse Marco Asensio largohet një vite para përfundimit të kontratës.
Ancelotti e pëlqen numrin 10 të Juventusit, i cili me siguri do të tundohej nga ideja për të luajtur me kampionët e Spanjës dhe fituesit në fuqi të Champions League. / abcnews.al