Kërkohej nga skuadra të mëdha, Leipzig merr masa, rinovon me yllin e skuadrës

schedule12:50 - 23 Qershor, 2022

schedule 12:50 - 23 Qershor, 2022

Lojtari i Leipzig, Christopher Nkunku është një nga emrat më të kërkuar gjatë kësaj merkatoje vere.

Ylli i skuadrës gjermane në 52 ndeshje ka arritur të shënojë 35 gola, paraqitje këto që kanë rënë në syrin e gjigandëve europaianë, me Leipzig që ka menduar të marrë masa ndaj ofertave.

Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Juventus, Milan, Man Utd, Man City, Chelsea e Arsenal janë vënë pas francezit, derisa Leipzig po kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Por futbollisti francez ka rinovuar kontratën me RB Leipzig edhe për katër vite të tjera.

Përveç kësaj agjenti i lojtarit i ka vendosur një klauzolë largimi prej 60 milionë euro, kusht që është pranuar nga drejtuesit e klubit gjerman. Leipzig ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me Nkunkun, i cili nuk do të lëvizë nga Bundesliga së paku edhe për një edicion.


/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!