Rezoluta për gjenocidin serb, Shehu me tone të ashpra në Parlament: Mediu të shikojë punët e veta, ne jemi autorët

schedule10:45 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:45 - 23 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka ngritur sërish në Parlameet çështjen e rezolutës për të dënuar gjenocidin serb.

Pjesë e grupit të PD-së që kanë firmosur këtë rezolutë, Shehu iu drejtua me kritika zonjës Nikolla dhe u shpreh se kanë vepruar në kundërshtim me rregulloren.

Shehu: Jeni në shkelje të rregullores për dy arsye. Kërkesa për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë ka kaluar mbi 2 javë që është paraqitur dhe rregullorja thotë qartësisht se duhej diskutuar brenda 3 ditësh nga koha e paraqitur. Së dyti, kemi kërkuar, unë personalisht, të marrim pjesë në konferencën e kryetarëve sipas rregullores për t’ia paraqitur këtë rezolutë konferencës së kryetarëve. Nuk jemi lajmëruar dhe tani për çudi marrëveshja qenka diskutuar në konferencën e kryetarëve.

Jam i shokuar se është hera e parë në historinë e këtij Parlamenti që ndodh diçka e tillë.  Zoti Mediu të shikojë punë e veta. Ne jemi autorët. Zoti Mediu mund të ketë mendje nga më të ndryshme dhe t’i mbajë. Unë nuk kam asnjë kundërshtim të dakordësohemi. Duhet të diskutojmë së bashku, dhe biem apo jo dakord është çështje tjetër. Unë e shpreh vullnetin për të rënë dakord , por askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tonë pa diskutuar. Përsëri shkelet rregullorja për të tretën herë. Është frika për ta kaluar sepse bien ndesh me Vuçiç. Në nderin tonë duhet të dalin në rezolutë të përbashkët./Abcnews.al/