Piktorja shkodrane ekspozitë me 84 piktura në qytetin e saj

schedule14:00 - 6 Maj, 2019

schedule 14:00 - 6 Maj, 2019

Piktorja shkodrane Anila Hetoja ka gjetur frymëzimin tek natyra për të realizuar ekspozitën e saj të 60-të “Natyre”. Në punimet e saj vihet re përdorimi i ngjyrave  të ndezura çka i kanë dhënë dhe ndikim pozitiv në karrierën e saj. 

Ngjyrat në telajo vijnë përmes ndjenjave, mendimeve. E bukura dominon mbi zymtësinë e përditshmërisë.  Këtë mesazh ka dashur të përcjellë Anila Hetoja përmes  84 pikturave të ekspozuara në Galerinë e Arteve Shkodër. Piktorja shkodrane përdorë teknika të ndryshme, duke filluar nga akriliku, instilacioni me materiale të riciklueshme.

“Ka larmishmëri punimesh, ngjyrash, teknikash të cilat sigurisht kanë ardhur e frymëzuar nga vite të tëra, por më saktë nga puna dhe eksperienca”.

Frymëzimi është spontan. Por pa u shkëputur nga vendi, mënyra e jetesës, apo  përvoja disa vjeçare në Kanada. Ajo thotë ngjyrat e ndezura kanë pasur ndikim pozitiv në karrierën e saj.

“Përsa i përket ngjyrave do të thoja që në Shqipëri ka shumë diell ka shumë natyrë ka shumë jetë. Dhe këtu ka lindur edhe fillimi i kombinimit të ngjyrave”.

Kjo është ekspozita e 6 personale e hapur  e titulluar “Natyrë”. Veshjet tradicionale, pikturat realiste, abstraktet, deri tek nudot janë pjesë e koleksionit që për artdashësin vijnë me një stil krejtësisht të veçantë. Një loje ngjyrash  si shprehje e te bukures dhe dashurisë për natyrën./ABC News Albania 24/7