Fotografia e Ibrahim Rugovës vendoset në Parlamentin Europian

schedule21:02 - 22 Qershor, 2022

schedule 21:02 - 22 Qershor, 2022

Fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është vendosur në muret e Parlamentit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Bruksel me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Osmani ka publikuar fotografinë e Rugovës në llogarinë e saj në Facebook, duke e përshkruar si “Një moment i veçantë sot në Parlamentin Evropian”.

Ibrahim Rugova është presidenti historik i Kosovës. Ai admirohej për ndjekjen e një politike rezistencë paqësore ndaj sundimit serb, në kohën kur shpërbërja e Jugosllavisë po shkaktonte luftëra të përgjakshme në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të viteve 1990.

/abcnews.al