Këngëtarja e njohur, Shakira është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique. Ajo u shfaqte teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dukej joshëse pas timonit, disa ditë pasi Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
LEXO EDHE:FOTO/Si e zbuloi Shakira tradhtinë e Piques me vajzën bionde
Me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë.
Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.
Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.
Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”./abcnews.al