Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se është marrë një vendim, sipas tij historik. Prej datës 1 korrik rrogat e forcave të armatosura do të rriten me 30%.
Peleshi bëri me dije gjithashtu se është miratuar edhe një listë me 38 pozicione të cilët do të marrin shtesë mbi shtesën 30%.
Peleshi: Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky. Lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak, të gjitha forcave të armatosura. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe unë për këtë jam shumë krenar. Të gjithë ushtarakët, nga data 1 korrik do të kenë një pagë 30% më të lartë. Kjo do të thotë që paga minimale është më shumë se 5100 lekë të reja. Kemi miratuar dhe një listë me rreth 38 pozicione brenda forcës së armatosur që marrin shtesë mbi këtë shtesën e pagës. Mund të veçoj atë që është e para në listën e shtesave. Është struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike. Përveç shtesës 30% do të marrë dhe 20 mijë leke të reja mbi këtë pagë për shkak të rëndësisë. Shtesa kemi parashikuar edhe për pozicione të tjera.
/Abcnews.al/