Giacomo Vrioni është një nga lojtarët e kërkuar gjatë kësaj merkatoje, pasi paraqitjet e sulmuesit kuqezi me Tirol në Austri kanë rënë në syrin e shumë skuadrave, të cilat kërkojnë shërbimet e talentit të kombëtares.
Sipas Nicolo Schira raporton në garën për Vrionin është edhe Belgjika, ku skuadra e Charleroi shikon tek shqiptari sulmuesin e preferuar të cilit mund t’i besojë çelësat suksesit.
Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar shënoi 19 gola këtë sezon në Austri duke qenë edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak, ndërsa kartonin e tij e ka në zotërim Juventusi.
#Charleroi are interested in #Juventus’ striker Giacomo #Vrioni. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 21, 2022
/f.a/abcnews.al