Avioni shpërthen në flakë, shkak rrufeja

schedule20:12 - 5 Maj, 2019

schedule 20:12 - 5 Maj, 2019

Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen dhe 5 të tjerë janë plagosur, pas një zjarri që shpërtheu në bordin e avionit rus Aeroflot Sukhoi Superjet, i cili bëri një ulje emergjente në aeroportin e Moskës, raportojnë agjencitë e lajmeve ruse.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një burim nga shërbimet emergjente, raportoi se 13 persona gjetën vdekjen. Agjencitë raportojnë shifra të ndryshme për numrin e të lënduarve – nga pesë në më shumë se 10.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti raporton se në bord ishin 78 persona, të cilët po udhëtonin nga Moska për në qytetin rus të Murmanskut. Interfax njoftoi se bishti u dogj plotësisht dhe se një ekip shpëtimi po përpiqet të gjejë të mbijetuarit në atë pjesë të aeroplanit.

Aeroplani, një Suvoi Superjet, u nis nga Sheremetyevo për në Murmansk, por pak pas ngritjes së tij bëri ulje emergjente për shkak të zjarrit. Dyshohet se avioni u përfshi nga flakët, pasi sipas stafit avioni u godit nga një rrufe. Aeroplani kishte numër e regjistrimit RA-89098./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!