Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja e sotme, dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen, përfitojnë qytetarët

schedule19:56 - 21 Qershor, 2022

schedule 19:56 - 21 Qershor, 2022

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes lidhur me energjinë elektrike në katër komuna në veri të Kosovës, në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Me anë të një reagimi thuhet se kjo është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët e të dy vendeve janë ata që përfitojnë.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. ShBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja shkruan Gazeta Express.

Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Besnik Bislimi e Aleksandër Petkoviç, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!