Sot është një ditë e veçantë me festime të dyfishta për Princin William dhe Kate Middleton. Duka i Kembrixhit mbush 40 vjeç dhe do të festojë me gruan dhe tre fëmijët e tij, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Charlotte.
Në të njëjtën kohë, është gjithashtu një ditë e rëndësishme për prindërit e Dukeshës, Michael dhe Carol Middleton, të cilët festojnë 42 vjetorin e martesës. Carol u takua me Michael ndërsa punonte si stjuardesë për British Airëays dhe çifti u martua më 21 qershor 1980 në Buckinghamshire. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, Kate, në 1982, e ndjekur nga Pippa në 1983, dhe fëmija i tyre më i vogël dhe djali i vetëm, James, në 1987.
Princi është shumë i lidhur me vjehrrit e tij dhe në të kaluarën ka folur për ta, duke thënë: ” I dua shumë “.
William pranoi urimet e babait të tij, Princit Charles, por edhe të Camilla Parker, ndërsa në të njëjtën kohë ata ndanë foto nga jeta e tij si fëmijë dhe i rritur. “ I urojmë Dukës së Kembrixhit ditëlindjen e 40- të”, thanë ata./abcnews.al