Kryeministrja finlandeze finlandeze Sanna Marin ka shprehur mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në BE dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.
Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, Marin në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama u shpreh se Shqipëria e ka mbështetur Finlandës pas aplikimit të saj për tu bashkuar me NATO-n.
Sanna Marin: Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Shqipëria dhe Finlanda kanë tashmë një marrëdhënie shumë të mirë që daton në 1956 kur Evropa dukej ndryshe. Po punojmë fort për ta avancuar integrimin evropian. Ajo që është më e rëndësishme është se jemi bashkë për të ndihmuar Ukrainën. Agresioni rus e ka ndryshuar për breza të tërë sigurinë tonë. Ne bashkë me Suedinë paraqitëm aplikimin për në NATO. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë dhe të qartë. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë aleancën më të fortë. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë agresionin e saj. Ne duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë.
Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s ,pas agresionit rus të nisur në Ukrainë./abcnews.al/