Dyfishim i buxhetit për arsimin, ishte premtimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kur forca e tij politike të vijë në pushtet.
Gjatë një tryeze me grupet e interesit dhe ekspertët, Basha tha se një ligj i ri i arsimit të lartë do bëhej me konsultim publik. Situatën e arsimit në vend e shoqëroi edhe me shifrat e reduktimit të nxënësve nëpër shkolla për shkak të emigracionit.
“Ndërkohë rënia në pikiatë e financimit për arsimin e lartë dhe arsimin në tërësi shoqërohet vetëm nga një rënie tjetër në pikiatë, e cila është me të vërtetë e tmerrshme, braktisja e studimeve. 133 mijë nxënës dhe student kanë braktisur në këto 4 vite shkollën, pra 1 në 6 nxënës dhe 1 në 4 studentë, po të marrim statistikat zyrtare të vendit. Në vitin 2013-2014, numri total i nxënësve të regjistruar ishte 786 mijë. Në vitin 2017-2018, ky numër ky numër briti në 653 mijë. Në këto 4 vite, 2013-2-17, sipas statistikave, arsimi 9-vjeçar ra me 57403 nxënës më pak. Në arsimin e mesëm u regjistruan 31 875 nxënës më pak dhe në arsimin e lartë 44 425 më pak student.
Braktisja e arsimit, padyshim që shoqërohet edhe me braktisjen e vendit. Një numër i madh i nxënësve, dhe në veçanti një numër i madh i studentëve, ju është pamundësuar për shkak të mos mbështetjes me fonde të arsimit të lartë, dhe për shkak të krizës ekonomike, ndjekja e universitetit. Ndërsa një pjesë e madhe, përllogariten të jenë larguar nga vendi”, tha Basha./ABC News Albania 24/7