Partizani ka huazuar për krahun e majtë të mbrojtjes Edison Ndrecën nga Kukësi, ndërkohë që po punon edhe për afrime që do u duhen në kampionat sezonin e ardhshëm.
Për linjën e majtë të prapavijës, sipas “ekipa.mk” është arritur marrëveshja me 25-vjeçarin David Atanaskoski.
Mbrojtësi ishte gjashtë muajt e fundit pjesë e Makedonija GP, pas një eksperience në Kazakistan me Shakhter Karagandy.
Më parë Atanaskoski ka luajtur edhe me Akademija Pandev dhe Tetekst. Në të shkuarën ai ka qenë edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut U21. / abcnews.al