Partizani ka zyrtarizuar një tjetër futbollist. Portieri Bekim Rexhepi, i cili ka spikatur te Skënderbeu i huazuar nga Shkëndija e Tetovës, ka nënshkruar dhe tani është lojtar i “Demave”.
“Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin e portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.
Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruan Partizani në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. / abcnews.al