Pasi ministrja e Infrastrukturës njoftoi marrëveshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë për komitet të përbashkët të monitorimit të rrugëve në të dyja anët e kufirit, kryeministri Edin Rama batutat këtë herë i ka drejtuar ndaj ministrit të Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu.
Rama tha se të gjithë ministrat e Shqipërisë duan të bashkëpunojnë me Aliun dhe propozoi që mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të bëhet një masterplan për temën e mjedisit dhe turizmit, ku ministri i Mjedisit do të koordinojë.
“Ka një dëshirë për bashkëpunim me Liburnin. Liburn, në drekën e punës do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët se ka shumë frustrim nga të tjerët pse nuk kemi dhe ne Liburnin. Jo për ku, për ju të dy nuk ka asnjë lloj xhelozie.
Përtej shakasë, që është gjysma e së vërtetës në këtë rast. Do ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme të bëhet një masterplan i integruar për rrugët ndërkufitare për temën e mjedisit dhe turizmit, gjë që do donte përfshirjen e ministrave. Liburn kështu do kesh tre gra që të bashkëpunosh, po ti do jesh koordinatori që të kemi sukses në këtë punë”, tha Rama.