Edi Reja: Të drejtoj Shqipërinë më bën të ndihem i ri

schedule16:21 - 4 Maj, 2019

schedule 16:21 - 4 Maj, 2019

Trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja gjate një interviste për mediat italiane tregoi arsyen e firmosjes me kuqezinjtë. 73 vjeçari u ndal edhe tek e kaluara e tij skuadra e Napolit.

Trajneri i ekipit kombëtar Edi Reja gjatë një intervistë për mediat italiane ka folur rreth aventurës së re me kuqezinjtë por edhe për të kaluarën e tij tek Napoli. 73 vjeçari tregon arsyen që e bëri të firmoste me kombëtaren e Shqipërisë pas largimit të Kristian Panuccit.

Pranova ftesën që më bëri kombëtarja e Shqipërisë pasi më bëri të ndihem i ri dhe më bën mirë për shëndetin. Sinqerisht më jep shumë kënaqësi kur trajnoj lojtarët.

Oferta që më bëri Shqipëria tregon vlerësim të madh për atë që unë kam bërë gjatë karrierës time kushtuar  futbollit. Shpresoj të arrij rezultate të mira për t’ua shpërblyer këtë besim.

Sa i përket të kaluarës time tek Napoli,  e shikoj këtë klub në mesin e më të mirave në Evropë. Kanë në organikë lojtarë të kalibrit botëror. Tifozët kërkojnë trofe por besoj se Napoli është në rrugën e duhur.

Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha në Itali, komenton paraqitjet e Hysaj tek bardhe-kaltrit dhe teknikun aktual të Napolit, Karlo Anceloti.

Hysaj është një lojtar shume i zoti dhe inteligjent. Është i aftë të ruajë ekuilibrat që kërkohen në prapavijë. Anceloti bëri zgjedhjen e  duhur që mori drejtimin e Napolit. Ai duhet të fitojë edhe kur skuadra nuk shpenzon shumë në merkato, përfundon fjalën e tij trajneri italian Edi Reja./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!