Kapet në flagrancë duke vjedhur 1 javë pasi del nga burgu

schedule10:33 - 4 Maj, 2019

schedule 10:33 - 4 Maj, 2019

Nuk ishte hera e parë që 23- vjeçari me inicialet D.K vidhte banesa në qytetin e Lezhës. Sipas policisë i riu kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për vjedhje.

Mëngjesin e kësaj të shtune ai është arrestuar në flagrancë, pasi ishte futur për të vjedhur në një nga dhomat e një banesë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit  Gj.K,  ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti  një mjet prerës (thikë)” njofton polica.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”/abcnews.al