“Restart”, shkon në 20 numri i të arrestuarve në Korçë, sekuestrohen edhe 8 kg kanabis, një pjesë në formë çokollate

schedule09:59 - 19 Qershor, 2022

schedule 09:59 - 19 Qershor, 2022

Policia e Korçës ka finalizuar fazën e tetë të operacionit policor të koduar “Restart”, stratuar 7 muaj më parë. Shkon në 20 numri it ë arrestuarve, në 493.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate, sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Ditën e sotme policia ka vënë në pranga 22-vjeçarin F.I, banues n Elbsan dhe ka sekuestruar 8 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

“Në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasi i mësipërm do të transportonte një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, me drejtues 22-vjeçarin, në qytetin e Bilishtit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua 1 çantë sportive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate”, informon policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Abcnews.al/