Vrasja e 26-vjeçarit në Maliq, flet motra e një prej autorëve: S’ka pasur konflikte, për vrasjen s’di gjë

schedule17:59 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:59 - 18 Qershor, 2022

Motra e Bledi Angjos, një prej autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq ku mbeti i vrarë Martin Çeço ka folur për mediat. Ajo është shprehur se vëllai i saj nuk ka pasur asnjëherë konflikte.

Lexo edhe: Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin Çeços: Ishte tip i mbyllur, mezi nxirrte bukën e gojës

 “Me vëllain kam dy ditë që kam kontaktuar. Dje i bija telefonit por nuk e hapte. E dëgjova në TV për arrestimin. Vëllai punonte në Marjanë, çoban. Vëllai nuk ka pasur konflikte asnjëherë, asnjëherë po të të gënjej të hapet e të futem unë. Nuk e di për vrasjen, nuk i njoh nuk i di”, është shprehur ajo.

Në vijim ajo ka konfirmuar një arrestim të mëparshëm të Bledi Angjos, ndërsa ka sqaruar se nuk është në dijeni të faktit që vëllai ka qenë në një lidhje me një vajzë, raporton Neës24

“Vëllain e kanë shoqëruar edhe njëherë me pa të drejtë në polici se ky thotë  nga frika unë, unë, unë. Pronari i vëllait e ka emrin Vali, ka 2 muaj që ka shkuar aty si çoban. Marrëdhëniet me pronarin i kishte shumë të mira, ka ardhur dhe në shtëpinë time, më ka thënë vëllai është shumë i mirë. Me aq sa di unë vëllai nuk ka pasur lidhje. Në fund të qershorit ka emrin babi dhe i thashë pronarit të ma sillte këtu vëllain se jetonte andej. Unë nuk e di se nga bije fshati Kolanec, as vëllai nuk e di”, tregon ajo më tej.

Lexo më shumë për ngjarjen këtu

Vrasja e Martin Çeços në Maliq ka tronditur familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit, të cilët e përshkruajnë si një njeri të qetë. Një prej fqinjëve, Ditke Dokolli ka treguar se i riu dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte me persona të tjerë.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Kurse,  motra e 26-vjeçarit ka treguar se i vëllai e ka telefonuar tri ditë pasi të zhdukej dhe familjarët të kërkonin ndihmën e policisë për ta gjetur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!