Shpërthime në fabrikën e bombolave të gazit në Porto Romano, banorët të terrorizuar: Shteti të gjejë zgjidhje

schedule16:32 - 18 Qershor, 2022

schedule 16:32 - 18 Qershor, 2022

Disa shpërthime bombola gazi kanë terrorizuar mëngjesin e së shtunës banorët e Porto Romanos në Durrës. Dhjetëra familje që ndodhen pranë fabrikës, braktisën banesat. Banorët tregojnë se shpërthimet kanë qene të fuqishme dhe zona është mbuluar nga tymi, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

“Ja ku është shkolla, bombolat e gazit ja ku janë… shtëpitë rreth e rrotull.”

Kjo nuk është hera e parë qe ne  kompaninë GAZ POWER SHA ndodhin incidente te tilla duke u kthyer në një rrezik serioz për të gjithë banorët e zonës.

“O të largohemi, në o të marrin masa se është më keq se Gërdeci,” thotë një prej tyre.

“Është bombë atomike, më lajmëroi familja kanë ikur me makina.”

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30 dhe me ndërhyrjen e menjëhershme te zjarrfikësve, zjarri u fik. Banorët kërkojnë zgjidhje nga institucionit që të marrë masa për të larguar fabrikën e bombolave nga lagjja e tyre.

“O të largohemi në o të marrin masa se është më keq se gërdeci… Ne e kemi ngritur zërin këtu shtet nuk ka…” /abcnews.al/