Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka zbarkuar në Londës, teksa ka menduar të bëjë “Pazar” te skuadra e Chelsea.
Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se tare po tenton që të rrëmbejë nga blutë e Londrës 2 lojtarë, një mesfushor dhe një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Ruben Loftus-Cheek dhe Emerson Palmierin, me dy lojtarët që kërkojnë më shumë minuta.
Por, Chelsea nuk do të lejojë dyshen të largohen aq lehtë, derisa flitet se Tare mund t’i ofrojë skuadrës londineze para dhe shërbimet e Sergej Milinkovic-Savic.
Largimi i Loftus-Cheek mund të jetë i mundur, por jo edhe ai i Emersonit, me Thomas Tuchelin që e sheh si zëvendësues të Ben Chilwellit.
Ndërsa po te Chelsea Tare ka menduar të tentojë edhe yllin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën, por duket e vështirë që tekniku gjerman ta lërë të lirë pasi e shikon si pjesë të projektit për sezonin e ri. /f.a/abcnews.al