Johnson: Ukraina mundet dhe duhet të presë Eurovizionin e vitit tjetër

schedule12:01 - 18 Qershor, 2022

schedule 12:01 - 18 Qershor, 2022

Ukraina mund dhe duhet të presë Eurovizionin e vitit 2023, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson, pasi organizatorët deklaruan se ishin në bisedime për ta mbajtur atë në Britani për shkak të luftës.

Ndërsa tradita prej dekadash dikton që fituesi i konkursit të jetë mikpritësi i tij vitin e ardhshëm, organizatorët thanë se garancitë e sigurisë që kërkoheshin për të mbajtur konkursin në Ukrainë nënkuptonin se diskutimet do të mbaheshin me nënkampionen, Britaninë.

“Sigurisht që do të doja të ishte në këtë vend, por fakti është se ata fituan dhe e meritojnë besoj se duhet edhe ta organizojnë”, u tha Johnson gazetarëve kur mbërriti në Britani pas vizitës në Kiev.

“Unë besoj se Kievi ose çdo qytet tjetër i sigurt ukrainas do të ishte një vend fantastik për ta mbajtur Eurovisionin. Është një vit larg, do të jetë mirë deri në momentin kur të vijë dita e Eurovizionit dhe shpresoj që ukrainasit ta bëjnë”, shtoi ai, sipas The Guardian.

Unioni Evropian i Transmetuesve tha të premten se ishte në diskutime me transmetuesin britanik BBC për të pritur ngjarjen e radhës.

Kjo gjë u prit me zhgënjim në Kiev, i cili kërkoi negociata të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!