Sonila Meço është një nga gazetaret më të spikatura në Shqipëri. Krahas artikulimit dhe shkathtësisë, ajo ka rënë në sy edhe për pamjen e jashtme.
Së fundmi, në një intervistë për “Ndryshe”, Sonila është pyetur nëse gjatë emisioneve politike nëse ka pasur politikanë që e kanë ngacmuar.
“Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar”, tha gazetarja.
Më tej, nëse ka ndonjë politikan të preferuar, Sonila u shpreh: “Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin”.
Meço foli edhe për gazetarinë në Shqipëri. Edhe e pyetur për gazetarët më të mirë, Sonila deklaroi se dikur admironte Ilva Taren, por kur u fut në televizion kuptoi shumë gjëra.
“Po rri te rangu im dhe më kujtohet, unë nuk bëja televizion asokohe dhe shikoja Ilva Taren, ajo ishte e rrjedhshme shumë, por kur u futa në televizion kuptova që rrjedhshmëria nuk është gjithçka. Pastaj pash Adi Krastën që ishte i gjithanshëm në atë që bënte”, tha Meço./abcnews.al