Letra më epike e dorëheqjes nga puna, vetëm 3 fjalë

schedule11:43 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:43 - 17 Qershor, 2022

Ka disa mënyra në të cilat një punonjës mund të lërë punën e tij. Shumica zgjedhin të largohen me qetësi pa tension, në mënyrë që të sigurohen që nuk do të ketë probleme në të ardhmen.

Sidomos nëse për hapin e tyre të ardhshëm profesional, ata kanë nevojë për një letër rekomandimi. Aty e “mbytin” pakënaqësinë e tyre për të siguruar një bisedë të mirë për punëdhënësin e ri.

Por ka nga ata që vendosin të largohen, në mënyrën e tyre spektakolare. Ashtu siç ka bërë protagonisti i rrëfimit të mëposhtëm, i cili është bërë viral ditët e fundit falë një postimi në Tëitter që publikoi letrën e tij të dorëheqjes.

Thjesht sepse përmbante vetëm tre fjalë, pasi gjithçka që ai shkroi ishte “Bye, bye Sir”, që do të thotë “Mirupafshim, mirupafshim Zotëri”, së bashku me nënshkrimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!