Përfaqësuesi i lartë i OKB thirrje Perëndimit të ndalojë luftën në Ukrainë, Xhaçka: Në fokusin tonë, paqja dhe siguria

schedule10:40 - 17 Qershor, 2022

schedule 10:40 - 17 Qershor, 2022

Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Joseph Borrell gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit me temë “Bashkëpunimi ndërmjet OKB-së dhe organizatave rajone temë” i ka kërkuar liderëve perëndimorë të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë, në mënyrë që pasojat e luftës të frenohen.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u kryesua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme , Olta Xhaçka, e cila vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes OKB-së dhe BE, duke e cilësuar atë si thelbësor në adresimin e rritjes dhe kompleksitetit të krizave me të cilat përballet paqja dhe siguria ndërkombëtare.

“Ne besojmë fort, se krizat me të cilat bota po përballet bëjnë thirrje për më shumë multilateralizëm, për më shumë veprime të unifikuara dhe të koordinuara, duke përfshirë mbi të gjitha Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme dhe gjithë sistemin e OKB-së. BE është kontribuesi financiar më i madh, prandaj, ajo duhet të ndikojë dhe të projektojë veprimet e saj lidhur me çështjet humanitare, zhvillimore dhe zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën. Ne kemi kënaqësinë të themi se, ne e kemi bërë pjesën tonë dhe jemi të gatshëm për kapitullin e ardhshëm, në një proces që duhet të shkojë përpara me peshën e tij të paçmuar politike, një investim pa kthim drejt stabilitetit, sigurisë dhe drejt një të ardhmeje të sigurt të përbashkët”, deklaroi ajo”, tha Xhaçka.

/abcnews.al/