Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka dërguar një mesazh qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Në një intervistë me redaktorin e BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, ai thotë se nuk mendon se ka “më hapësirë për manovrim” në lidhje me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe.
“Të dy, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss thonë hapur se duhet ta mposhtin Rusinë, se duhet ta detyrojnë Rusinë të gjunjëzohet”, thotë Lavrov.
“Vazhdoni atëherë, bëjeni!” shton ai.
Lavrov vazhdon të akuzojë Mbretërinë e Bashkuar se “ka sakrifikuar edhe një herë interesat e popullit të saj për hir të ambicieve politike”.
Ai vazhdon: “Politikanët e tyre mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme dhe asgjë tjetër”.
Ashtu si vendet e tjera perëndimore, Britania e Madhe i ka dhënë Ukrainës armë për të luftuar pushtuesit rusë dhe gjithashtu ka vënë në shënjestër Moskën me sanksione./abcnews.al/

