5 vjet burg kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit, Berisha: Rikthen ligjin e agjitacion propagandës

schedule17:45 - 16 Qershor, 2022

schedule 17:45 - 16 Qershor, 2022

Sali Berisha e ka cilësuar si rikthim të ligjit të agjitacionit vendimin e SPAK për dënimin me burg të gazetarëve të cilët publikojnë dëshmitë e Dumanit.

Në një postim në Facebbok, Berisha shkruan se  ky është vendim antikushtetues i Edi Ramës.

Berisha kë dënuar këtë vendim të cilin e cilëson si censurë.

Postimi i plotë:

Vendimi antikushtetues i Edi Rames me SKAP-in e Partise rikthen ligjin e Agjitacion Propagandes!

Te dashur miq,

Vendimi i Edi Rames me Skap-in e tij per te denuar me 5 vite burg gazetaret qe publikojne deshmite e Dumanit te qeverise eshte nje akt antikushtetues, censure policeske, dhe atentat ndaj lirise se mediave, i ndermarre per te mbrojtur Edi Ramen dhe qeveritaret e tij qe kane qindra ore telefonata me Dumanet e qeverise.

Lexo edhe: Prokurorët e SPAK firmosin urdhrin: 5 vjet burg kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit (Nga doli dosja?)

Ky vendim i pashembullt ne 30 vitet e fundit shenon rikthimin e ligjit e denimit per agjitacion e propagande te diktatures Hoxhiste.

Denoj me forcen me te madhe kete akt tejet te rende censure dhe kerkoj largimin e menjehershem te mercenarve te Edi Rames nga sistemi i drejtesise. Gjithashtu, u bej thirrje gazetareve te mos zbatojne akte antikushtetuese, por te qendrojne te pamposhtur ne mbrojtje te lirise se mediave, dhe te publikojne çdo telefonate te Edi Rames, Taulant Balles, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit dhe te çdo deputeti, qeveritari vendor, gjykatesi apo prokurori dhe çdo zyretari tjeter me vrasesit serial, perdhunuesit, grabitesit e bandave te partise.

U bej thirrje institucioneve nderkombetare te mbrojtjes se lirise se mediave te denojne me ashpersine me te madhe kete vendim te rrezikshem. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!