Divorci bën kërdinë në Shqipëri, 1 në 4 çifte ndahet

schedule15:50 - 16 Qershor, 2022

schedule 15:50 - 16 Qershor, 2022

Nga Ema Shazivari

Viti 2020 shënoi numrin më të ulët të martesave dhe numrin më të lartë të divorceve në 5 vite. Rreth 17.300 çifte e kurorëzuan marrëdhënien në martese por mbi 4200 u divorcuan.

Sipas statistikave të INSTAT në 100 martesa 24.4 çifte e kanë finalizuar me divorc marrëdhënien. Nëse do e krahasojmë me 5 vite më parë, rreth janë martuar mbi 5000 çifte më shumë ndërsa numri i divorceve është i njëjtë.

Një faktor është edhe pandemia e Covid, e cila paralizoi çdo aktivitet në vend, por sociologët japin të tjera arsye.

Arjana Muça sociologe dhe pedagoge thotë se çifteve u duhet më shumë kohë për t’u martuar. Kushtet e vështira ekonomike por edhe vendosja e karrierës përpara familjes, është një prej faktorëve kryesorë. Kjo dukuri vihet re më tepër tek femrat.

Sociologët thonë se numri i divorceve është çdo vit më i lartë, dhe kjo faktohet edhe nga çështjet e shumta në dyert e gjykatave. Statistikat për vitin 2021 nuk janë bërë publike por trendi duket të jetë në rritje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!