Kancelari gjerman në Ukrainë: Irpin dhe Bucha simbol i mizorisë, lufta të marrë fund

schedule13:43 - 16 Qershor, 2022

schedule 13:43 - 16 Qershor, 2022

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka përshkuar vizitën e tij në Irpin të Kievit. Ai është ndalur tek vizita në Irpin dhe Bucha, dy qytete që përjetuan tmerre gjatë pushtimit rus.

“Irpin, ashtu si Bucha, prej kohësh është bërë simbol i mizorisë së paimagjinueshme të luftës ruse, i dhunës së pakuptimtë”, thotë ai.

Kancelari gjerman thekson se lufta duhet të marrë fund. “Shkatërrimi brutal në këtë qytet është një memorial – kësaj lufte duhet t’i vijë fundi”, shprehet Scholz.

Kancelari gjerman ndodhet në një vizitë në Ukrainë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!