Tre prokurorë të SPAK kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët tashmë janë të penduar të drejtësisë dhe kanë rrëfyer një mori krimesh që kanë ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit në vend.
Dëshmitë e tyre u bënë publike gjatë dy javëve të fundit në media pas rrjedhjes së dosjes nga SPAK te gazetarët e kronikes. Përmes tyre, qytetarët shqiptar u bënë dëshmitarë të mënyrës së si funksionojnë grupet kriminale në vend si edhe mplekjset e tyre me politikanët.
Prokurorët e SPAK kanë ndërmarr vendimin në fjalë duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.
Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.
Në fakt, dosja me dëshmitë e Dumanit rrodhi nga SPAK në media përmes vetë prokurorëve të këtij institucioni dhe më pas u përhap mes gazetarëve, të cilët publikuan dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt.
Nisur nga kjo, prokurorët e SPAK që kanë firmosur urdhrin në fjalë duhet që ta nisin hetimin fillimisht nga kolegët e tyre. /abcnews.al