“Nuk veproi vetëm”, policia italiane në kërkim të bashkëpunëtorëve të nënës që vrau vajzën 5 vjeçe

schedule09:54 - 16 Qershor, 2022

schedule 09:54 - 16 Qershor, 2022

Ngjarja horror që tronditi Italinë pak ditë më parë, kur Martina Patti vrau me thikë vajzën e saj pesë vjeçe, vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe hetimeve të policisë.

Një ndihmë thelbësore për hetuesit për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi më 13 qershor do të jenë pamjet e kanmerave të sigurisë.

Ato do të përcaktojnë se ku 24-vjeçarja e vrau vajzën e saj dhe mbi të gjitha a veproi e vetme.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se ditën e nesërmë do të bëhet edhe autopsia e trupit të vogëlushes dhe po ashtu do të merret në pyetje Martina Patti për krimin horror.

Nga ana tjetër, edhe pse prokuori i Katanias duket se kundërshton një vrasje me paramendim, gjithë skema që 24-vjeçarja ngriti para policisë për rrëmbimin e vogëlushes, çon në mendimin se ishte e planifikuar./ abcnews.al

Lexoni më shumë për ngjarjen këtu