Një 75-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Stom-Golem të Shkodrës.
Viktima Lulash Qepuri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai rezulton i arrestuar në 2011 për trafik dhe kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Burimet bëjnë me dije se i moshuari i plagosur ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij kur është qëlluar në trup 4 herë me pistoletë. Duke iu përgjigjur autorit i cili ishte i maskuar, 75-vjeçari e ka qëlluar me kallashnikov me 16 plumba.
Pas të shtënave me armë ka qenë djali i të moshuarit ai i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babanë. 75-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku dhe ndërroi jetë.
Burime për Abc bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të cilat 10 i përkisnin shotgunit dhe 16 kallashnikovit.
/abcnews.al