Laszlo Balint, trajneri i Universitatea Craiova ka folur pasi mësoi se kundërshtar në Conference League do të kenë Vllazninë. Një vit më parë rumunët u befasuan nga Laçi, që i eliminoi në turin e dytë falë një goli të Regi Lushkjes.
“Vllaznia duket një skuadër e kalueshme, por të mos harrojmë veçantinë e futbollit shqiptar, një futboll i fokusuar shumë mbi shpirtin e garës dhe vendosmërinë, një futboll agresiv. Duhet të jemi të përgatitur në çdo mënyrë.
Prioriteti për ne është të bëjmë përgatitjet më të mira të mundshme dhe pastaj do të kemi debutimin në kampionat. Unë nuk dua të përqendrohem te e shkuara. Eksperienca me Laçin ishte e pakëndshme për të gjithë futbollin rumun, por ne duam të bëjmë më mirë dhe arrijmë objektivat tonë.
Futbolli është i paparashikueshëm dhe duhet të marrim me seriozitet çdo detaj. Duam të ecim sa më shumë të jetë e mundur në Conference League, ndërsa në kampionat gjërat janë të qarta. Ne duam të luftojmë për trofe”, tha Balint. / abcnews.al