Partizani në volejboll për meshkuj ka fituar me shifrat 3-2 ndaj Vllaznisë në finalen e dytë të play of duke udhëhequr 2-0 serinë e finaleve. Në datën 4 maj zhvillohet dueli i radhës në Shkodër.
Skuadra e Partizanit në volejboll për meshkuj ka mundur me rezultatin 3-2 Vllazninë në finalen e dytë të play of duke udhëhequr 2-0 serinë e finaleve. Sfida e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ishte mbreslënëse me skuadrat që përmbysen disa herë disavantazhin. Shkodranët nuk ia dolën të rezistonin pas avantazhit 2-1 me sete, ndërkohë që të kuqte ia dolën të rikuperonin pikët e duhura ndërkohë që janë vetëm një fitore larg titullit që është thjeshtë çështje kohe. Seti i pare përfundoi 25-15 në favor të kryeqytetasve, ndërkohë që Vllaznia përmbys gjithçka në dy setet e radhës. Në setin e dytë shkodranët fituan 25-16, ndërkohë që në të tretin me rezultatin e ngushte 25-23. Në setin e katërt Partizani del fitues pasi imponoi miqve rezultatin 25 23.
Në setin final Partizani e përfundon me kokën lart pasi fiton me rezultatin 15 -11. Të kuqtë fitojnë 3-2 me sete, ndërkohe që ndeshja e radhës do të luhet në Shkodër në datën 4 maj. Partizani është shumë prane momentin historik pasi nuk e fiton titullin prej 38 vitesh./ABC News Albania 24/7