Vizita e parë pas një viti, Babis Anagnostopoulos takon prindërit në burg, ja çfarë u ka kërkuar

schedule15:49 - 15 Qershor, 2022

schedule 15:49 - 15 Qershor, 2022

Babis Anagnostopoulos do të vizitohet për herë të parë në burg nga prindërit e tij, ndërsa vitin e kaluar vrasësi i Caroline kishte kërkuar që të mos kishte asnjë takim.

Pas një viti izolim në qelinë e Korydallos nga njerëzit e tij dhe detyrimit për të mos e vizituar, piloti do të takojë nënën dhe babanë e tij në një vizitë të planifikuar në IEVP Fokida.

Sipas protothema.gr, vizita është planifikuar në orën 3 të mesditës dheish-piloti u ka kërkuar prindërve veshje dhe libra, ndërsa kërkon të informohet edhe për vajzën e tij, Lidia.

Ai është vendosur në qeli, së bashku me një të burgosur shqiptar, ndërsa të njëjtat informacione thonë se në ditët në vijim ai do të bëjë një kërkesë nëpërmjet avokatit të tij, z. Alexandros Papaioannidis, për të filluar punën me kohë të pjesshme./ abcnews.al