E ardhmja e Merih Demiral është enigmë, pasi nuk dihet se cila do të jetë skuadra ku do ta shikojmë sezonin e ardhshëm.
Juventusi nuk do ta mbajë më në huazim turkun, teksa Atalanta nuk e shikon si të rëndësishëm për skemat e Gassperinit, duke e vështirë për momentin të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Skuadra nga Premier League duket se janë të interesuara për shërbimet e Demiral. Neëcastle është gati të paguajë 30 milionë funte për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Ndërkohë së fundmi në skenë ka dalë dhe emri i Chelsea që e shikon turkun si zëvendësuesin e Antonio Rudiger të larguar drejt Real Madrid. /f.a/abcnews.al