Nëna në Itali vrau vajzën 5-vjeçare e sajoi një rrëmbim, flet avokati: Nuk është e kthjellët mendërisht

schedule15:34 - 15 Qershor, 2022

schedule 15:34 - 15 Qershor, 2022

Përfaqësuesi ligjor i nënës në Itlali që i mori jetën vajzës së saj 5-vjeçare ka  treguar për mediat detaje nga gjendja e saj emocionale.

Elena Del Pozzo, vetëm 5 vjeçe u vra nga nëna e saj në Mascalucia me shtatë goditje me thikë në qafë, në vesh dhe në shpatull. Vrasja tronditi qytetin prej tridhjetë mijë banorësh në shpatet jugore të Etnës, ndërsa nëna u arrestua pas rrëfimit të krimit, sipas mediave italiane.

Gabriele Celesti, avokati i Martina Patt-it ka treguar se kur u mor në pyetje gruaja nuk mundi që ta rindërtonte atë çfarë kishte ndodhur, pasi “nuk ishte e kthjellët mendërisht.”

Avokati deklaroi gjithashtu se do përpiqet të bëjë gjithçka mundet për të mbushur boshllëqet që ekzistojnë ende në hetime”.

Për motivet nuk dihet ende gjë. Gruaja ka qenë e ndarë prej kohësh me ish-partnerin dhe nuk dihet nëse vajza për është përdorur për presion apo shantazh. Megjithatë, avokati shtoi se deri më tani disponon vetëm raportin e marrjes në pyetje dhe se ditën e sotme do të ketë mundësi ta shohë edhe vetë klienten e tij.

“E vrava unë”, u shpreh 24-vjeçarja teksa i rrëfeu karabinerëve se pas krimit, trupin e vajzës e kishte fshehur duke e varrosur në një fushë dhe se kishte shpikur historinë e një rrëmbimi.

Hetimet janë vetëm në fillim dhe shumë aspekte të kësaj historie dramatike mbeten mister, pavarësisht se pista kryesore mbetet xhelozia e nënës për marrëdhënien e afërt që Elena kishte me babain e saj dhe të dashurën e tij të re. /abcnews.al/