Në një postim në Twitter, Këshilltari i presidentit ukrainas Mychaylo Podolyak e quajti ish-presidentin e Rusisë Dmitry Medvedev “një njeri i vogël me pasiguri të mëdha”, sipas skynews.
Medvedev aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Vetëm disa ditë më parë, Medvedev kishte paralajmëruar Perëndimin se “Kalorësit e Apokalipsit janë nisur”, duke kërcënuar kështu SHBA-në dhe Perëndimin.
Ish-presidenti rus tha se Moska do të sulmonte qytetet perëndimore nëse Ukraina përdor raketat e ofruara nga SHBA, megjithëse Rusia ka bërë tashmë një seri kërcënimesh të ngjashme.
If ?? imperialism had a face, it would be #Medvedev. A small man with huge insecurities, who sprinkles poison towards Ukraine or threatens the world as the only way to assert oneself. ?? was, is and will be. The question is where would Dmitry Medvedev be in two years.
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) June 15, 2022
“Nëse imperializmi do të kishte një fytyrë, do të ishte Medvedev. Një burrë i vogël me pasiguri të mëdha, që ka hedhur helm në drejtim të Ukrainës. Ukraina ishte, është dhe do të vazhdojë të ekzistojë. Pyetja është se ku do të jetë Dmitry Medvedev pas dy vitesh,” tha Mykhailo Podolyak.
/abcnews.al