Stenti i parë intrakoronar është implantuar në vitin 1986.
Po ashtu si pasojë e dëmtimit të murit të brendshëm të arterieve nga vendosja e stentit, ekziston një tendencë më e lartë e formimit të koagujve të gjakut në këto vende dhe për pasojë bllokimin e menjëhershëm të stentit që mund të jetë vdekjeprurës. Për këtë pacientët kanë nevojë të marrin dy hollues gjaku.
Bypass është një procedurë kirurgjikale, e cila kryhet me qëllim eliminimin e anginës dhe uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet koronare. Gjatë kësaj procedurë, arterie të ndryshme apo edhe venat e pacientëve të marra nga pjesë të ndryshme përdoren për të mbikaluar ngushtimet koronare.