Vizita në Kiev, Abazoviç flet për mediet: Paqja nuk ka çmim, ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën

schedule12:56 - 15 Qershor, 2022

schedule 12:56 - 15 Qershor, 2022

“Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve”, tha kryeministri malazez Dritan Abazovic për RTCG pas vizitës në qytetet ukrainase të Borodjanka dhe Irpin, të cilat u prekën nga shkatërrimi i luftës.

Abazoviç, i cili ndodhet së bashku me Ramën në Kiev, tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe panë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura u shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet”, tha kryeministri për RTCG.

Përpara një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Abazovic tha se ata ishin “aty për të mbështetur vendin”.

Kryeministri i Malit të Zi njoftoi se sot do të ketë një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë.

“Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës”

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, Abazovic së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama kanë vizituar Borodjankën dhe Irpin.

Gjatë një vizite në Borodjanka në Irpin, zyrtarët lokalë i thanë kryeministrit se sa shumë qytetet ishin prekur nga lufta. Delegacioni u njoftua gjithashtu se një numër i madh i qytetarëve janë kthyer në Irpin. Herët në mëngjes, delegacioni mbërriti në Kiev me tren.

Janë planifikuar edhe takime me zyrtarë të tjerë ukrainas.

Kujtojmë se kryeministri i Malit të Zi pranoi ftesën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës, pas bisedave telefonike që patën të enjten.

Abazovic ka biseduar tashmë me disa kolegë nga rajoni dhe ideja ishte në parim e pranueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, si Mali i Zi, janë anëtarë të NATO-s.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk udhëtoi në Kiev për shkak të obligimeve  por tha se pa mëdyshje e përkrah popullin ukrainas./abcnews.al/